Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dialogu, Rakiq: Të konsultohemi me shtetin dhe presidentin tonë Vuçiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha sot se për shkak të qëndrimit të palës kosovare, e cila sipas tij, po shkel marrëveshjen e Brukselit dhe dialogun, kjo parti kërkoi konsultime me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për të përcaktuar hapat e tjerë të mëtejshëm.

“Sulmet e shpeshta ndaj serbëve dhe pronës së tyre në Kosovë, pasiviteti i institucioneve të Kosovës, mosndëshkimi i autorëve dhe marrëdhënia injorante që relativizon edhe sulmet etnike të shqiptarëve ndaj serbëve, si dhe deklaratat e turpshme të përfaqësuesit të BE-së në Kosovë... kërkojmë që si përfaqësues politikë legjitimë të popullit serb në Kosovë duhet të konsultohemi me shtetin tonë dhe presidentin [Aleksandar] Vuçiq”, tha Rakiq, transmeton KsP.