Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë biseduar në Beograd me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.
Sipas fjalëve të nënkryetarit të Listës..., Igor Simiq, kryetari serb i ka njoftuar ata se ende nuk e ka zgjidhjen për çështjen e Kosovës që mund të ishte e prekshme dhe që do të mund t’ua ofronte qytetarëve.
"Për pozitën e popullit tonë në Kosovë kemi folur hapur. Në këto valë kryetari i Serbisë ka thënë se aktualisht nuk ka zgjidhje që do të mund të ishte e prekshme”, citon tanjug të ketë thënë Simiq.
Ai ka nënvizuar e Lista.. ka besim absolut te Vuçiqi dhe se ky besim asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje
Simq ka porositur ata “të cilët veten e konsiderojnë patriotë dhe që e sulmojnë çdo propozim të mundshëm që përmende t...të pushojnë së shituri trimëri për çështjen e Kosovës, pasi, siç, tha, bëhet fjalë për të ardhmen e serbëve që jetojnë në këto hapësira por edhe për gjithë popullin serb.