Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Serbia është në situatë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën, transmeton Koha.net.
"Jemi në situatë të vështirë e të vetmuar lidhuri me Kosovën sepse të gjitha vendet në rajone e kanë njohur pavarësinë e saj", citon “novosti” të ketë thënë Vuçiqi pas takimit me Mogherinin.
Duke e komentuar letrën e presidentit të SHBA-së Donald Trump, ai ka thënë se mendon se SHBA-ja është për kompromis, porse Beogradi e Prishtina nuk janë afër zgjidhjes.
"Letra e Trumpit më thotë se SHBA–ja është e interesuar që negociatat të përfundojnë me kompromis, se presidenti për herë të parë është haptas i përfshirë në proces, por nuk pajtohem e të se jemi në fazën finale, nuk jemi afër zgjidhjes”, ka thënë Vuçiq.
Ai në fund ka treguar se nuk ka pasur takim me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçin.
"E kam parë në drekë, m’u afrua, por sot nuk kemi folur ndonjë gjë”, ka thënë Vuçiq.
-
Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”
-
Vuçiqi deklarohet në lidhje me tekstin e New York Timesit për të
-
Vuçiq: Një marrëveshje politike me Kosovën është ende larg
-
Vuçiq: Trumpi mund të jetë i pranishëm në takimin e Uashingtonit
-
Vuçiq: Vendet evropiane diskutojnë çka duhet të bëjnë serbët dhe shqiptarët, pres presione