Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci shënon trend pozitiv të arkëtimit të tatimit në pronë

Autoritetet lokale të Rahovecit kanë raportuar për trend pozitiv të arkëtimit të hyrave vetjake në tremujorin e parë të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, Komuna e Rahovecit, në tremujorin e parë të këtij viti ka arkëtuar 12 mijë euro më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të dhënat në këtë drejtim janë publikuar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi.

Nga kjo tabelë e Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave të Rahovecit, shihet qartë se 3- mujori i parë i vitit 2018 i krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, karakterizohet me një trend pozitiv të rritjes së të hyrave nga tatimi në pronë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)