Komuna e Gjilanit ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë të të hyrave vetanake në kodin e Tatimit në Pronë, thotë Komuna.
Kjo sipas tyre, falë ardhjes masive të mërgimtarëve dhe lojalitetit të tyre për të kryer obligimet shtetërore në vendlindjen e tyre.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë analizimit të të hyrave në bazë të shifrave zyrtare që disponon Drejtoria e Financave në Gjilan, ka theksuar se ka rritje të inkasimit në kategorinë e Tatimit në Pronë, sipas tij edhe pse qytetarët e Gjilanit, por në masë të jashtëzakonshme iu kanë përgjigjur pagesave mërgimtarët tanë.
“Përkundër që një vit më parë gjilanasët për shkak të pandemisë mbetën pa u takuar me familjarët e tyre në mërgatë, ata këtë vit kanë ardhur me plotë të mira. Në këtë rrafsh përfituese është edhe Komuna e Gjilanit, në kodin buxhetor të Tatimit në Pronë, ku kemi të hyra për 217 për qind më shumë se në gjashtë mujorin e vitit 2020 dhe të hyrat më të mëdha të shënuara ndonjëherë deri më sot kur analizohen edhe dy muajt e sezonit të verës. Deri më tani është realizuar planifikimi në të hyra nga Tatimi në Pronë mbi 74 për qind dhe mbi 63 për qind nga të hyrat e përgjithshme”, ka thënë Haziri.
-
Gjilani miraton kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro
-
Të hyrat e ATK-së u rritën për 14 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit
-
ATK: 32.8 milionë euro të hyra më shumë se vitin e kaluar për periudhën janar-mars
-
Murtezaj: Kemi mbi 24 milionë euro më tepër të hyra tatimore sesa vitin e kaluar
-
Për rritjen e tatimit në pronë, Murati ftohet të raportojë në Komisionin për buxhet