Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për rritjen e tatimit në pronë, Murati ftohet të raportojë në Komisionin për buxhet

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Pas rritjes së tatimit në pronë, Komisioni për buxhet, punë dhe transfere ka ftuar në raportim ministrin e Financave, Hakuran Murati. Raportimi pritet të mbahet të premten në orën 13:30.

Ftesa është miratuar pas kërkesës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në fillim të kësaj jave dhjetëra qytetarë kanë reaguar në rrjete sociale, pasi faturat e tatimit në pronë iu janë dyfishuar në krahasim me faturat e vitit të kaluar.

Pas reagimeve të shumta Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka bërë të ditur se ajo bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

Ndërkaq të martën në Komisionin Parlamentar për mbikëqyrje të financave ministri Hekuran Murati ka thënë se komunat kanë qenë të njoftuara për vlerësimin e ri e se s’kanë pasur vërejtje.

Por sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, tatimi në pronë është rritur si pasojë e vlerësimit të pronave që e ka bërë Ministria e Financave dhe se komunat nuk kanë ndryshuar shkallën e tatimit në pronë.

Edhe Murati: Në të kaluarën ka pasur nënvlerësim të pronave Arbëri Murati: Në të kaluarën ka pasur nënvlerësim të pronave

Sipas tyre me rritjen e çmimit të pronave, pa u rritur norma tatimore nga komunat, është rritur automatikisht vlera e faturës së tatimit në pronë.

Asociacioni ka kërkuar që sa më shpejt të procedohet në Kuvend, Ligji i ri i Tatimit në Pronë, ku është kërkuar që norma tatimore aktuale të ulet nën 0.15%”, thuhet në reagim.