Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar urdhëresat me të cilat ka urdhëruar zyrën e prokurimit, që të shpall tenderin për projektet: “Ndërtimi i rreth rrotullimit te Rrasat dhe Rija në qytetin e Rahovecit” dhe “Zgjerimi i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore - Rahovec rrjeti primar”.
Bazuar në pikën tre të urdhëresës së parë, për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset zyra e prokurimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa, transmeton Koha.net.
Ndërsa pika tre e urdhëresës së dytë thotë se zbatimi i urdhëresës do të përkujdeset zyra e prokurimit dhe Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Artikuj të ngjashëm
-
Vehapi i bindur në vazhdimin e mandatit si kryetar i Rahovecit
-
Nisin procedurat për ndërtimin e infrastrukturës kulturore në fshatin Dejnë
-
Rahoveci formon Shtabin Komunal për korrje-shirje
-
Rahoveci dhe MMPH me bashkëfinancim për rregullimin e shtretërve të lumenjve
-
Thirrje për aplikim për grante për “Zhvillimin e ndërmarrësisë në komunën e Rahovecit”