Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe ministri i Ministrisë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projekteve për rregullimin e shtretërve të lumenjve.
Obligimet e ministrisë së MMPH-se është që të cakton një zyrtar monitorues lidhur me këtë projekt, i cili monitoron projektin nga fillimi deri në përfundim të kontratës dhe në momentin kur i vëren parregullsitë apo defektet gjatë realizimit të kontratës njofton menaxhmentin e MMPH-së, bën të ditur Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi për media.
Ndërsa Komuna e Rahovecit është e obliguar që t’i krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit të rregullimit të lumenjve për operatorin ekonomik, të ndërmerr të gjitha masat që kontraktuesi pa pengesa të filloj implementimin (furnizimin) e projektit me kohë si dhe të siguroj specifikacionin teknik.
-
Rahoveci nis rregullimin e shtretërve të lumenjve
-
Ndahen 50 mijë euro për rehabilitimin e shtratit të lumit Klina
-
MMPH-ja investon 60 mijë euro në Rahovec për parandalimin e vërshimeve
-
Mbi 765 mijë euro për rregullimin e një lumi në Rahovec
-
Për zgjerimin e pastrimin e lumenjve në komunën e Shtimes, 170 mijë euro nga MMPH