Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci formon Shtabin Komunal për korrje-shirje

Rahovec, 29 qershor - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për formimin e Shtabit Komunal për korrje-shirje për vitin 2017. Shtabi Komunal ka për detyrë përcjelljen e korrje-shirjeve në teren, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit dhe gjatë tërë fushatës.

Pika tre e vendimit obligon Shtabin Komunal që të njoftojë kryetarin e Komunës si dhe personat e tjerë kompetentë nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, për rrjedhën e korrje-shirjeve.