Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e punës të kafiterive dhe lokaleve të natës pas orës 23:00, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë vendim:
Ndalohet ushtrimi i veprimtarisë afariste të punës të kafiterive, kafe-bareve, disko klubeve dhe klubeve të natës pas orës 23:00 në territorin e komunës së Rahovecit.
Ndalesa e ushtrimit të veprimtarisë sipas pikës 1 të këtij vendimi do të jenë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.
Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dispozitat e këtij vendimi do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.
Obligohen Drejtoria për Inspektim dhe Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.
Edhe Policia arreston pronarin e lokalit të natës, ishin mbledhur 50 personaVendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, “pas rekomandimeve të anëtarëve të KKSB-së në mbledhjen e mbajtur me datë 23.01.2020, raporteve të Stacionit të Policisë së Kosovës në Rahovec, si dhe ankesave të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, lokaleve afariste të natës si kafiterive, kafe-bareve, disko klubeve dhe klubeve të natës u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë pas orës 23:00”.
