Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci e GIZ-i me memorandum mirëkuptimi për menaxhim të energjisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në prani edhe të Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Kai Hofman, menaxheri i programit KEEP të GIZ-it, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për projektin “Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel Lokal”, në kuadër të “Projekti i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (KEEP)”, thuhet në komunikatë.

Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit është të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë midis palëve nënshkruese për krijimin e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë, bazuar në marrëveshjen për zbatim të projekteve të përbashkëta teknike të datës 29.08.2017 në mes të GIZ-it dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

“Fushat e bashkëpunimit në mes të Komunës dhe GIZ-it janë të mbështetet komuna e Rahovecit në krijimin e sistemit komunal të menaxhimit të energjisë. Në veçanti, kjo mbështetje do të konsistojë në: ndërtimin e kapaciteteve për Menaxhimin Komunal të Energjisë (MKE-në) për vendimmarrësit dhe menaxherin/zyrtarët Komunal të energjisë; transformimin e Planit Komunal për Efiçiencë të Energjisë (PKEE-së) në Plan Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) duke shabllonin e miratuar nga MZHE-ja; sigurimin e veglave të TI-së për Menaxhimin e Energjisë, duke përfshi instalimin dhe ndërtimin e kapaciteteve për përdoruesit e fundit, përshirë nxjerrjen e raporteve; ndërtimin e kapaciteteve për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave; përzgjedhja e projektit më të mirë për efiçiencen e energjisë(EE) për të aplikuar për financim nëpërmjet fondit për EE apo institucioneve financiare të tjera”, thuhet në komunikatë.