Dy familjet Shala në Zaqisht të Rahovecit ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës pas shumë viteve në hasmëri. Familja e Avdi Shalës ia ka falë gjakun e babait të tyre kryefamiljarit Ibrahim Shala.
Vrasja kishte ndodhur në vitin 2004. Në pajtimin e familjeve mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pas këtij akti u ka dhënë mirënjohje falënderimi familjarëve që falën gjakun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka uruar që raste të këtilla të mos këtë më në këtë komunë.
"Dita e sotit na bën të ndihemi mirë edhe për faktin se lajm më të mirë në kushtet e pasluftës në liri nuk besoj qe ka. Uroj që në këto dy familje të mbretërojë harmonia, paqja dhe qetësia për jetë e mot e këtë truall kurrë të mos kemi raste të tilla", tha Latifi.