Në Prishtinë ka kërkesa të mëdha nga qytetarët për miell, pas panikut nga koronavirusi.
KOHA ka siguruar pamje nga një pikë e Interexit në Prishtinë, ku shihet radhë e gjatë e qytetarëve për të blerë miell.
Ka qytetarë që janë nga Vranjevci e Kolovica, të cilët thonë të kenë pritur deri në 3 orë brenda hapësirave të marketit që të furnizohen me miell.
Ministria e Ekonomisë sot ka thënë se nuk është e nevojshme të shkaktohet panik për shkak të miellit, pasi thonë se ka angazhim maksimal me prodhuesit që të plotësohen kërkesat e qytetarëve për miell dhe gjërat e tjera esenciale.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdojnë pritjet shumëorëshe për furnizim me miell
-
Edhe sot radhë të gjata për miell, pavarësisht se Qeveria thotë se ka mjaftueshëm
-
Radhë të gjata për miell, Qeveria thotë se ka rezerva ushqimore
-
Radhë të gjata për të blerë miell në mullinjtë e Ferizajt dhe Lipjanit
-
Qytetarët blejnë masivisht miell në Prishtinë, shkaku i koronavirusit