Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Radhë të gjata për të blerë miell në mullinjtë e Ferizajt dhe Lipjanit

Foto: KOHA

Gjatë ditëve të fundit qytetarët po presin në radhë të gjata për të marrë miell nëpër mullinj në komunën e Ferizajt dhe të Lipjanit.

Kjo po ndodh për shkak të virusit COVID-19 i cili është përhapur gjithandej duke mobilizuar disa shtete, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëpërmjet disa fotografive të cilat i kanë dërguar qytetarët në redaksi, kanë treguar se po presin në radhë të gjata për të marrë miell.

Behxhet Ngucati qytetar nga Lipjani, ka thënë se në një mulli pritjet janë të gjata për të marrë miell.

“Më shumë se një orë kemi pritur në radhë për të marrë miell me qëllim që të kemi rezervë në rast të përhapjes së koronavirusit në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit edhe bizneset me produkte ushqimore kanë pasur frekuentim të madh të qytetarëve të cilët në disa raste kanë zbrazur raftet. Ndërkohë produktet më të shitura gjatë ditëve të fundit kanë rezultuar të jenë makaronat, vaji, oriz, miell dhe disa produkte të tjera.

{gallery}