Pasi një gjykatë e hodhi poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ish-i i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se "tash radha është edhe për rastin e Hashim Thaçit".
Ai ka shkruar në rrjetin social X se pasi prokurorit special Jack Smith iu shpërbë rasti ndaj Trumpit, kjo duhet të ndodhë edhe ndaj Thaçit që po akuzohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Rasti i Jack Smith kundër Trumpit po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi”, ka shkruar Grenell, që ishte i dërguar i SHBA-së për dialogun në kohën kur Trump ishte president.
Amerikani Smith është prokuror i specializuar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.
Ai kishte deklaruar për KOHËN se Thaçi dhe të tjerët akuzohen për përgjegjësi penale, për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
-
NYT: Grenelli i propozoi Trumpit ta vizitonin Thaçin në Hagë, ai s’e pëlqeu idenë
-
Grenelli thotë se Specialja pamundësoi “marrëveshjen finale” Kosovë-Serbi
-
Grenelli u gëzohet zgjedhjeve të reja: Zoti po na përgatit për rikthimin e Thaçit
-
Grenell: Dhomat e Specializuara të korruptuara, t’u ndërpritet financimi
-
Grenelli kërkon t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale: E gjitha është politike