Ka më shumë se dy javë që Komuna e Prishtinës ka nisur rregullimin e rrugës “Holgen Petersen”.
Rindërtimi i saj ka qenë kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve, për shkak të gropave të shumta.
Mirëpo, ata tani po kërkojnë shpejtimin e punimeve. Qytetarët ankohen se nga gjendja e rrugës po u dëmtohen veturat dhe po përballen me shumës pluhur, raporton “038” i KTV-së.
Kjo rrugë goxha e frekuentuar, të dërgon në “Pallatin e Drejtësisë” në Hajvali dhe mbyllja e herëpashershme e saj po i nervozon ngasësit e automjeteve.
Komuna thotë se punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar, derisa zotohet se ato do të përfundojnë para afatit prej 90 ditësh.
Rruga që po rindërtohet është e gjatë rreth 1 kilometër, derisa Gëzim Mehmeti, Drejtor për investime kapitale në Prishtinë, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat në komunikacion.
-
Komuna rikthen “hapësirat e uzurpuara” në hapësira të lira
-
Punimet në rrugën “Holger Petersen” po krijojnë bllokada në qytet
-
Akull nga uji që rrjedh pa ndalur, nuk intervenojnë Ujësjellësi e Komuna
-
Komuna e Prishtinës kërkon që punimet në “Muharrem Fejza” të kryhen brenda 15 ditëve
-
Vonesat në rregullimin e Rrugës së Llapit, Komuna tregon kur fillon asfaltimi