Pronarët e tokave në Dardhishtë të Obiliqit e kanë kushtëzuar realizimin e projektit të ndërtimit të “Parkut Fotovoltaik”. Ata kanë kërkuar nga KEK-u fillimisht realizimin e disa kërkesave të tyre. Në një njoftim të Zyrës për informim të Komunës, është bërë e ditur se për shkak të mospajtimit të këtyre qytetarëve është ndërprerë edhe dëgjimi publik që ishte organizuar nga Ministria e Mjedisit.
“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përkatësisht Departamenti i Shpronësimit gjatë ditës së sotme ka planifikuar të mbajë dëgjim publik me qytetarët e Komunës së Obiliqit. Qëllimi i këtij dëgjimi publik ishte shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotuesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit ‘Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’ për nevojat të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në zonën Kadastrale Dardhishtë”, thuhet në njoftim.
“Mirëpo, ky prezantim nuk u realizua sepse qytetarët të revoltuar me KEK-un, fillimisht i paraqitën kërkesat e tyre të kamotshme e të cilat deri më tani nuk janë realizuar. Qytetarët nuk japin pëlqim për realizimin e këtij projekti, pa u realizuar kërkesat e tyre: Brezi i gjelbër; Rripi i sigurisë në fshatin Dardhishtë; Parku i gjelbër në Dardhishtë i prezantuar nga KEK-u dhe Banka Botërore; Investimet në komunitet; Respektimi i Ligjit për Obiliqin; Punësimi; Liqeni i kaltër dhe Shpronësimi i fshatit Hade”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas këtij njoftimi, kërkesat e këtyre qytetarëve janë të arsyeshme.
-
Kushtëzohet realizimi i projektit të “Parkut Fotovoltaik” në Dardhishtë, VV e quan aktrim të dobët
-
Prokuroria autorizon Policinë për të hetuar ndotjen nga KEK-u
-
Parku solar në Rahovec, tash e dy vjet veç në letër
-
Obiliqi e Prishtina, fqinj jo të mirë - kryetari Thaçi paralajmëron kryetarin Rama
-
Situata me vërshime, KEK-u hap për qarkullim të përkohshëm rrugën Vodicë – Dardhishtë