Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët e Mitrovicës tashmë kanë ku t’i adresojnë problemet e tyre

Në Komunën e Mitrovicës, sot është hapur Qendra e Thirrjeve, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të telefonojnë për problemet, kritikat, dhe sugjerimet e tyre, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në telefonatën e parë, ishte përgjigjur vetë kryetari i komunës, Agim Bahtiri. I cili e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë hap të komunës, ku ndikon në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, transmeton Koha.net.

Qytetarët do të kenë mundësi të thërrasin pa pagesë në numrin 080019400, çdo ditë nga e hëna në të dielën, që nga ora 08:00 deri në 22:00.

Zyrtarët përgjegjës të Qendrës së Thirrjes do t’iu ndihmojnë qytetarëve t’i marrin përgjigjet për shumicën e pyetjeve që lidhen me shërbimet komunale, por nëse ata nuk mund t’i përgjigjen pyetjes tuaj, ata ju ndihmojnë që të kontaktoni me zyrtarët kompetent në komunë.