Komuna e Prizrenit ka raportuar se në pjesën e parë të këtij viti ka pranuar mbi 1.400 njoftime, kërkesa e ankesa të qytetarëve nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve “Alo Komuna”.
Pjesa dërrmuese e rasteve të paraqitura nga qytetarët ka të bëjë me çështjet që ndërlidhen me punën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ndërkohë që në vendin e dytë listohen njoftimet për Drejtorinë e Inspektorateve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se organet komunale me të pranuar njoftimet nga qytetarët mundohen që të reagojnë ndaj ankesave e kërkesave në afatin më optimal kohor. Por, sipas tij, ka raste kur për zgjidhjen e problemeve të caktuara kërkohet më shumë kohë dhe procedura.
“Ne e kemi databazën e të gjitha ankesave dhe kërkesave që qytetarët paraqesin në Qendrën e Thirrjeve. Në muaj ne i marrim diku 250-300 thirrje nga qytetarët lidhur me çështje të ndryshme. Të gjitha këto njoftime evidentohen dhe sipas këtyre evidencave edhe i bëjmë prioritetet për projektet”, ka deklaruar Haskuka.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Berisha: Në Prizren kërkesat për qasje në dokumente trajtohen me profesionalizëm
-
Zjarrfikësit në Prizren, mbi 360 intervenime për vetëm shtatë muaj
-
Komuna e Prizrenit me prokurim synon kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit ligjor
-
Komuna e Prizrenit përkohësisht pa përfaqësues ligjor, shtyhen seancat gjyqësore
-
Komuna e Prizrenit numëron 19 projekte të bllokuara në OSHP