Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët ankohen se s’u informuan që fundjavave s’ka vaksinim

Për mosinformim të duhur nga qendrat dhe Ministria e Shëndetësisë janë ankuar qytetarët të cilët zgjodhën ditën e shtunë që të vaksinoheshin tek qendra në sallën “1 Tetori” në kryeqytet. MSH-ja vetëm pas raportimit në media ka thënë se pas përmbushjes së planit pesëjavor gjatë vikendeve nuk do të punohet.

Ishin të shumtë qytetarët që gjatë së shtunës u kthyen pa u imunizuar nga Qendra e Vaksinimit në kryeqytet.

Qytetarët u ankuan se deri tash askush nuk i ka njoftuar se vikendeve nuk po kryhet procesi i vaksinimit.

“Ishim në qendër te tenda se edhe atje mundet me u vaksinu, nuk ishte. Erdhëm këtu duke mendu që këtu janë zhvendos po edhe këtu qenka mbyllë, kështu që po kthehemi këtë herë”, ka thënë qytetarja Drita Qosaj.

Por më të shumtë në numër ishin qytetarë në moshë të cilët kishin ardhur që të marrin vaksinë sezonale.

Ky proces në sallën e njëjtë ka filluar para dy ditësh dhe ishte fundjava e parë për këtë proces.

Edhe S’ka më vaksinim fundjavave Video S’ka më vaksinim fundjavave

Ata akuzuan ekzekutivin për mosinformim të duhur.

“Për vaksinën sezonale kemi ardhë, jemi të informuar përmes mjeteve të informimit, por nuk jemi të informuar që nuk punojnë në vikend, kështu që erdhëm por ke mbyllur, e po kthehemi në shtëpi”, ka thënë Selim Syla.

“Prindi kishte dëgjuar që ka filluar vaksinimi për gripin sezonal. Edhe përderisa është e shtunë mendova se komunikacioni është më i lirë edhe më lehtë me depërtu edhe për këta më të vjetërit pak ma lehtë…përderisa në media nuk ka qenë askund e paralajmëruar që nuk punojnë gjatë këtyre ditëve”, ka deklaruar Kujtim Syla.

Kjo situatë i kishte nxjerrë punë rojtarit të sigurisë së objektit, i cili si zgjidhje kishte vendosur një mbishkrim te dera e hyrjes.

Por edhe për këtë pati ankesa.

MSH-ja vetëm pas raportimit në media pasdite ka shpërndarë një njoftim ku thotë se pas përmbushjes së planit pesë-javor gjatë vikendeve nuk do të punohet.

Edhe Pavarësisht zbutjes së kritereve, as 100 doza të vaksinës s’u administruan gjatë së shtunës Arbëri Pavarësisht zbutjes së kritereve, as 100 doza të vaksinës s’u administruan gjatë së shtunës

MSH-ja thekson se vaksinimi do të vazhdojë vetëm gjatë ditëve të punës.