Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malishevë: Ministria nuk paguan, nuk punon qendra e vaksinimit në fundjavë

Interesimi për vaksinim në Komunën e Malishevës është shtuar dukshëm, thonë nga Qendra e Vaksinimit anti-covid, por dyert e kësaj qendra gjatë ditëve të fundjavës janë të mbyllura.

Shkëlzen Sahitaj, shef i Shërbimit të Vaksinimit në QKMF-në e Malishevës ka thënë të dielën përmes telefonit për KOHËN se gjatë fundjavave nuk po punohet për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk po e paguan stafin.

"Punonjësit punojnë 5 ditë në javë dhe pasi Ministria nuk i paguan, të obligohen ata pa asnjë kompensim të punojnë edhe gjatë fundjavave do të ishte padrejtësi ndaj tyre", ka theksuar Sahitaj.

Image

Ambientet e Qendrës së Vaksinimit të dielën në QKMF-në e Malishevës ishin tërësisht të zbrazura. Një njoftim ku thuhej se "terminet e fundjavave barten për të hënën", mbase ishte sqaruesi i situatës.

Në të vërtetë qendrat e vaksinimit në gjithë Kosovën nuk punojnë gjatë fundjavave.

Sahitaj ka bërë me dije se deri tash në Komunën e Malishevës janë vaksinuar kundër Covid-19, mbi 13 mijë qytetarë. Situata me pandeminë Covid-19 nuk është aspak e mirë në këtë komunë.

Edhe Në Malishevë janë administruar 25 mijë vaksina anti-COVID Arbëri Në Malishevë janë administruar 25 mijë vaksina anti-COVID

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, përmes komunikimit të rregullt me shtabin komunal emergjent të Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Deri më tani që nga fillimi i shfaqjes së pandemisë, me Covid-19 në territorin e Malishevës janë regjistruar 1294 raste, prej tyre 1074 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 168 raste.

Image