Po rritet numri i qytetarëve që ankohen për shkelje se bankat po ua shkelin të drejtat e tyre. Nga 600 ankesa të dorëzuara në Bankën Qendrore të Kosovës, pjesa dërrmuese e tyre janë për shkeljet nga bankat, raporton KTV.
Në hapjen e Javës Ndërkombëtare të Parasë, Mehmeti ka kërkuar sërish nga institucionet që të marrin masa për të ulur numrin e automjeteve të pasiguruara, që është bërë pengesë tjetër për të siguruar Kartonin e Gjelbër. Ud. Guvernator i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka bërë të ditur se sektori bankar po performon mirë.
Ka thënë se ka rritje të dhënies së kredive dhe rënie të normave të interesit dhe të kredive të këqija.
Ndërsa, ka rritje të depozitave nga qytetarët e Kosovës, që sipas tij, dëshmojnë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve financiare të Kosovës. Java Ndërkombëtare e Parasë do të ndahet në tri faza, të cilat u dedikohen fëmijëve, studentëve dhe po ashtu faza e tretë u dedikohet studentëve të UP-së, e cila, përmes një konkursi me emrin “Video për Edukimin Financiar”, me qëllim që të promovohet edukimi financiar.
-
Rritet numri i ankesave për keqpërdorim të kartelave bankare
-
Mehmeti: Konsumatorët ankohen kryesisht për regjistrin e kredive
-
Shtohen ankesat e klientëve për bankat në Kosovë
-
Në BQK shtohet numri i ankesave të qytetarëve, por bankat komerciale i fitojnë rastet
-
Në BQK shtohet numri i ankesave të qytetarëve, por bankat komerciale i fitojnë rastet