Numri i ankesave të qytetarëve për Bankat Komerciale në vend ka shënuar rritje.
Për dy muaj e gjysmë, 104 qytetarë kanë raportuar në Bankën Qendrore të Kosovës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej tyre, 28 janë zgjidhur në favor të klientëve, 64 në favor të institucioneve financiare, ndërsa 12 ankesa janë ende duke u shqyrtuar.
Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka treguar se pjesa më e madhe janë ankuar për shtyrje të afatit të kredisë dhe kategorizim të tyre.
Por një përgjigje konkrete nuk është dhënë për gjobat që u janë shqiptuar bankave.
Sipas njohësit të ekonomisë Naim Gashi, BQK-ja më shumë i ngjan një shoqate bankare sesa një institucioni për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
Ai ka kërkuar që me ndryshimin e Ligjit për Bankat të futet edhe pjesa e publikimit të emrave të bankave që i dëmtojnë konsumatorët e tyre.
Që nga janari e deri më 13 korrik të këtij viti, në tërësi kanë qenë 243 ankesa.
Edhe në këtë rast, pjesa më e madhe, 149, janë vendosur në dobi të bankave, ndërsa 73 në favor të qytetarëve dhe 21 ende janë në proces.
E ky numër veçanërisht është rritur pas publikimit të ankesave nga vetë guvernatori i bankës, Fehmi Mehmeti.