Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive ka bërë pranimin e pesë rentgenëve mobilë në vlerë prej 1 milion e 160 mijë euro për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Zemaj ka bërë të ditur se tre prej këtyre rentgenëve janë vendosur në QKUK, kurse dy pajisjet tjera do të vendosen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit.
“Sot, në QKUK kemi vendosur tri nga pesë pajisjet Rentgen digjitalë mobilë, për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ndërsa dy pajisjet tjera do të vendosen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit. Pajisjet e parapara me dy llotet tjera do të arrijnë deri nga mesi i dhjetorit.
Pajisjet e sotme janë moderne, do të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe lehtësojnë punën e kuadrit shëndetësor. Lufta kundër virusit vdekjeprurës vazhdon!”, ka shkruar Zemaj.
-
Kurti zotohet për investime të reja në shëndetësi
-
Pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës
-
Qeveria japoneze i dhuron pajisje mjekësore Kosovës për ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër COVID-19
-
Mbi 850 pacientë të hospitalizuar në QKUK e spitale rajonale, 1000 shtretër në dispozicion
-
Zemaj: Së shpejti nis testimi PCR edhe në gjashtë qendra