Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria shkarkon dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm në Telekom

Qeveria në detyrë ka shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomin e Kosovës”.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria tutje ka njoftuar se të shkarkuarit janë zëvendësuar menjëherë.

“Ndërsa me një vendim tjetër të miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala të cilët janë zëvendësuar me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi”, thuhet në njoftim.

Elezaj e Shala janë zgjedhur anëtarë të  bordit të përkohshëm më 6 mars të këtij viti, me vendim të Qeverisë.