Qeveria e Kosovës nuk ka dashur të flas lidhur me “lutjen e fitores”, të mbajtur në xhaminë e Prizrenit, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet).
“Lutja e fitores”, është bërë në Prizren, në mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilët tash e gjashtë ditë kanë nisur operacionin “Dega e Ullirit”, kundër pozicioneve kurde në rajonin Afrin të Sirisë
Lidhur me këtë, Qeveria vetëm ka dhënë një deklaratë të përgjithshme, ku thuhet se Qeveria është kundër çdo nxitjeje të urrejtjes.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin kudo në botë dhe kundër çdo nxitjeje të urrejtjes dhe përfshirjes së shtetasve të Kosovës, në konfliktet jashtë vendi”, thuhet në përgjigjen që Qeveria i ka dërguar KosovaPress-it.
Sipas një raporti të Anadolu Agency, kjo është kryer në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet).
Sipas AA, qytetarët e vendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turk në Kosovë, pas leximit të Kur'anit janë lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcave të Armatosura të Turqisë.
Edhe
Kiliç ka mohuar se “lutja e fitores” në Prizren pati qëllim të manipulojë besimtarët
“Lutja e fitores” është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth'.Programi është udhëhequr nga Mustafa Tombaş, i cili është përfaqësues i Diyanetit dhe imam në xhaminë Sinan Pasha të Prizrenit.
Në këtë program ku kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezentë edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.
-
Deputeti Damka arsyeton “lutjen e fitores”, publicistët kërkojnë lutje për paqe
-
“Lutja për fitoren e Turqisë mbi kurdët” në Prizren hesht BIK-un, e Qeveria kundër nxitjes së urrejtjes
-
Ternava hesht ndaj veprimeve të vartësve të vet
-
BIK në Prizren organizon “lutjen e fitores” së Turqisë kundër kurdëve në Siri