Zhvillimet globale që po shtyjnë besimtarët myslimanë nëpër xhamitë e Kosovës të marrin anë, jo pak herë kanë shkaktuar polemika.
Kësaj radhe “lutja e fitores” për trupat ushtarake të Turqisë në sulmin ndaj kurdëve në veri të Sirisë, nxiti reagime të shumta të shoqërisë civile që këtë akt më shumë e shohin si abuzim me besimin e njerëzve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE organizuar nga Kryesia e Këshillit për çështjeve fetare të Turqisë, kjo lutje nuk është komentuar nga ambasadorja Kıvılcım Kılıç. Gjatë një vizite në Gjilan, ajo ka thënë se lutja është organizuar nga populli i Kosovës.
Ambasadorja ka mohuar se lutja ka pasur qëllime manipuluese të masës së besimtarëve. Sipas saj, Turqia përmes operacionit “Dega e Ullirit” u ka shpallur luftë grupeve kurde që i konsideron terroriste, ngase rrezikojnë stabilitetin e Turqisë. Shumë vjet me radhë, gati 20 milionë kurdë kërkojnë pavarësi dhe shtet të tyre, por nuk kanë gjetur përkrahje në këtë aspekt.