Pjesëmarrës të “lutjes së fitores” në mbështetje të ushtarëve turq që po marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, të mbajtur të mërkurën mbrëma, në xhaminë e Sinan Pashës në Prizren, kanë arsyetuar praninë e tyre në këtë organizim.
Me këtë veprim, sipas tyre, është treguar respekt ndaj trupave turke që kanë dhënë kontribut për vendosjen e paqes edhe në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Por shkrimtarë e gazetarë kosovarë kanë kritikuar mbajtjen e një aktiviteti të tillë fetar në përkrahje të dhunës e vrasjeve në një luftë të huaj.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka pohuar se është e përkushtuar për paqen dhe kundër çdo nxitjeje të urrejtjes.
Media të Turqisë, të mërkurën mbrëma kanë raportuar se në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, është kryer “lutja e fitores” në mbështetje të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
BIK në Prizren organizon “lutjen e fitores” së Turqisë kundër kurdëve në Siri
-
Deputetët të shokuar nga “lutja e fitores” në xhaminë e Prizrenit
-
Kiliç ka mohuar se “lutja e fitores” në Prizren pati qëllim të manipulojë besimtarët
-
Qeveria s’flet për “Lutjen e fitores”, por është kundër nxitjes së urrejtjes
-
Ternava hesht ndaj veprimeve të vartësve të vet