Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e aktiviteteve për 14-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.
Sipas njoftimit nga ora 8:00 e mëngjesit do të bëhet ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Në orën 9:10 do të vendosen kurora lulesh te Kompleksi "Adem Jashari" në Prekaz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë orën 9:10-9:30 do të vendosen kurora lulesh pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Nga ora 10:35-10:40 do të vendosen kurora lulesh pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi. Nga ora 11:00-11:40 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.
Qeveria ka njoftuar se nga ora 12:00-13:00 do të bëhet parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës në bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Nga ora 14:00-15:00 do të përurohet libri “78 Ditë Bombardime të NATO-s” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Pritja shtetërore do të bëhet në sallën “Atelier” në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 16:00-17:00. Koncerti i Filarmonisë së Kosovës me vepra shqiptare do të mbahet nga ora 17:00-18:00 në sallën e kuqe. Programi i Ansamblit Shota dhe Ansamblit të Shqipërisë do të mbahet nga ora 18:30 deri në orën 20:00 derisa me koncert në Kino Armata që fillon nga ora 20:00-21:30 do të përmbyllen aktivitetet.