Qeveria e Kosovës sot në orën 18 pritet të mbajë mbledhjen për shqyrtimin dhe lehtësimin e masave.
Shqyrtimi i këtyre masave vjen dy ditë pasi ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u takua me kryetarët e komunave të Kosovës, ku sipas tyre ministri mori parasysh kërkesat e tyre për lehtësimin e masave anti Covid 19.
Disa prej propozimeve për lehtësimin e masave janë heqja e orës policore, derisa është kërkuar që gastronomia të lejohet të punojë deri në orën 24:00.
Gjithashtu është propozuar që nga mesi i qershorit do të lejohen edhe ahengjet, që deri më tash ishin të ndaluara për shkak të pandemisë.
E në rast se gjatë ditëve të vazhdim, situata me Covid 19 do të vazhdojë të jetë stabile, sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës do të ketë edhe lehtësira të tjera, që kanë ndikim në zhvillimin ekonomik sa i përket hotelerisë dhe sektorëve të tjerë.
Edhe
Sot BE-ja pritet t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës
Lehtësimi i masave vjen në kohën kur në Kosovë janë vaksinuar mbi 59 mijë apo vetëm 3.3% e popullsisë së Kosovës .
Ndërsa mbrëmë ka arritur edhe një kontingjent me vaksina nga Covax me rreth 100 mijë të Pfizer.