Janë miratuar masat e reja anti-COVID. Pas rënies së rasteve me virus, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hiqet kufizimi i qarkullimit për qytetarët, ndërsa është zgjatur orari i punës për gastronominë deri në orën 23:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se qytetarëve do t’u lejohet qarkullimi pa maska, kur janë duke ecur të vetëm në ambiente të hapura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, nga ora 00:00 deri në orën 05:00 ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, përveç në ambientet familjare.
Në teatro, galeri, muze e të ngjashme rritet pjesëmarrja e publikut në 50%.
Këto masa lehtësuese, sipas ministrit Vitia, janë bërë për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19, moscenimin e problemeve ekonomike dhe ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve.
Vendimet hyjnë në fuqi nga e hëna e 31 majit.