Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria në detyrë ka marrë vendim për ndalimin e ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky vendim mbështetet në shqetësimet e institucioneve të drejtësisë lidhur me funksionimin e kësaj rregulloreje. Por vendimin e Qeverisë e ka kundërshtuar Oda e Avokatëve
Qeveria në detyrë ka marrë vendim për ndalimin e ekzekutimit të Rregullores së Odës së Avokatëve për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike, për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare.
Në mbledhjen e së mërkurës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky vendim mbështetet në shqetësimet e institucioneve të drejtësisë lidhur me funksionimin e kësaj rregulloreje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky veprim mbështetet nga shqetësimet e ngritura nga institucionet e drejtësisë lidhur me ndikimin që rregullorja mund të ketë në funksionimin e mbrojtjes juridike, veçanërisht në fazat e hershme të procedurave penale”, ka thënë Kurti.
E ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se është vlerësuar e domosdoshme që zbatimi i kësaj rregulloreje të pezullohet përkohësisht deri në një vendim të Gjykatës Supreme.
“Nga shqyrtimi i dispozitave të rregullores së lartpërmendur është vlerësuar se disa kërkesa procedurale të parapara mund dhe krijojnë pengesa praktike në funksionimin efektiv të mekanizimit të caktimit të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, veçanërisht në fazat fillestare të procedurës penale. Ky vendim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës për mbrojtje, si dhe të garantojë funksionimin e drejtë dhe efektiv të mekanizimit të mbrojtjes juridike, veçanërisht mbrojtjen absolute të të drejtave themelore të njeriut për palët e së drejtës”, ka thënë ajo.
Por vendimin e Qeverisë për ndalimin e kësaj rregulloreje, e ka kundërshtuar Oda e Avokatëve.
Anëtari i Këshillit Drejtues në Odën e Avokatëve, Blerim Ademaj, ka thënë se shqetësimi kryesor është se me këtë vendim pushteti mund të ndikojë në mënyrën e organizimit të profesionit të avokatisë.
“Avokatët kërkojnë që çdo mospajtim lidhur me ligjshmërinë e akteve të Odës të trajtohet përmes procedurave gjyqësore dhe jo përmes ndërhyrjeve që mund të perceptohen si cenim i autonomisë profesionale. Praktikisht, pezullimi i rregullores mund të krijojë paqartësi lidhur me procedurën e pranimit të thirrjeve dhe mënyrën e caktimit të avokatëve ex officio. Kjo mund të ndikojë në organizimin e punës së avokatëve kujdestarë, në shpejtësinë e reagimit në procedurat penale dhe në sigurinë juridike të vetë sistemit të caktimit”, ka thënë ai.
Në këtë mbledhje Qeveria në detyrë ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare, të njohur si Kartoni i Gjelbër për mërgatën që vijnë në Kosovë gjatë stinës së verës.
Po ashtu, janë miratuar edhe vendimet e parapara në 13 pika të rendit të ditës, përfshirë shqyrtimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit për projektin e qasjes gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor si dhe ndarja buxhetore për financimin e disa projekteve kapitale në jug të Mitrovicës, Shtime, Pejë dhe Podujevë.