Qeveria e Kosovës thotë se në Klinë vazhdon të mbetet situata e vështirë si pasojë e vërshimeve.
Në njoftimin e Qeverisë të enjten mbrëma thuhet se në këtë komunë po dërgohen përforcime shtesë nga komunat përreth.
Sipas Qeverisë, në komunat e tjera gjendja po shkon duke u stabilizuar.
“Aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna. Situata mbetet më e vështirë në Klinë, ku po dërgojmë përforcime shtesë me zjarrfikës nga komunat përreth”, thuhet në njoftim.
Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara që të kenë kujdes me lëvizjet e tyre dhe të shmangin kalimet në rrugët me prezencë të ujit.
-
Gjendje e rënduar në Kosovë si pasojë e vërshimeve
-
AME-ja e cilëson stabile dhe të menaxhueshme situatën pas reshjeve
-
Ende rrezik nga vërshimet në disa komuna, në të tjera situata nis të stabilizohet
-
Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Mund të ketë përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja
-
Kurti për gjendjen me vërshimet: Aktualisht situata nën kontroll