Qeveria e Kosovës ka reaguar pas bastisjes që po bëhet në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale.
Përmes një njoftimi për media, Qeveria ka njoftuar se po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me Krasniqin.
“Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Qeveria tutje ka shtuar se prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, thuhet në komunikatë.
-
ZPS: Bastisjet në Kosovë përqendrohen në veprat kundër administrimit të drejtësisë
-
PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalin përndjekjen politike
-
EULEX reagon pas bastisjes në banesën e familjes Fazliu
-
Sipas KMDLNJ-së, EULEX-i po e përdor Policinë e Kosovës si “punëtore krahu”
-
Specialja konfirmon bastistjet në Prishtinë