Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin ndaj siç e ka quajtur, fushatës së bastisjeve që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-zyrtarëve të shtetit dhe anëtarëve të kësaj partie.
Në një postim në Facebook, PDK-ja ka thënë se këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike.
“Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi me standarde evropiane dhe jo spektakël në emër të saj. Mbi të gjitha, kjo fushatë përndjekëse shpërfaqë dështimin e Dhomave të Specializuara për të argumentuar aktakuzat e tyre në proceset gjyqësore. Dhomat e Specializuar të Kosovës janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, me mandat të qartë dhe të kufizuar për të hetuar krimet e pretenduara për trafikim të organeve. Fatkeqësisht, që nga momenti kur janë bërë publike aktakuzat e para kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe ish-udhëheqësve shtetërorë të Kosovës, është bërë e qartë se fokusi i Dhomave të Specializuara ka dalë jashtë mandatit dhe çdo kontrolli institucional, duke u shndërruar në një mekanizëm që i ndjekë vetëm shqiptarët”, thuhet në reagimin e tyre.
PDK-ja ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që të ndalin këtë fushatë përndjekëse dhe “t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit dhe fushëveprimit të tyre”.
Mëngjesin e së mërkurës, Gjykata Speciale e ka bastisur edhe shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Edhe
PDK: Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi e jo spektakël
Të martën është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami
-
PDK-ja e quan të padrejtë shtyrjen e vendimmarrjes për Thaçin dhe të tjerët
-
PDK: Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, goditje ndaj drejtësisë dhe besimit publik
-
PDK: Gjetjet e organizatës ndërkombëtare për Specialen, alarm për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
PDK për kërkesën e Prokurorisë së Speciales: Po synohet barazimi i viktimës me agresorin