Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka kryer operacione në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në një njoftim dërguar mediave, ZPS-ja ka thënë të enjten mbrëma se operacionet në Kosovë janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara dhe janë mbështetur nga Policia e Kosocës dhe EULEX-i.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.
Të hënën, ZPSja ka bastisur shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, Bashkim Smakaj dhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Të martën bastisje ka pasur në banesën e Artan Behramit, gjithashtu ish-këshilltar i Thaçit.
-
Bastiset banesa e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami
-
Ish-këshilltari i Thaçit: Specialja dëshiron të ngjallë frikë te qytetarët e Kosovës përmes bastisjeve
-
Specialja bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami
-
ZPS-ja konfiskon materiale nga pronat e Blerim Shalës dhe të ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj
-
Specialja bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit dhe të ish-shefit të AKI-së