Pak shpresë i mbetet Telekomit që t’i kthejë prapa 15 milionë euro që i kishte dhënë si dividentë në vitin 2015.
Në Ministrinë e Financave thonë se një gjë e tillë aktualisht është e pamundshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave tregon se Bordit të Telekomit do t’i përgjigjen me udhëzime për ta ndjekur rrugën ligjore për kthimin e mjeteve.
Në anën tjetër, nga Zyra për media e Telekomit nuk kanë kthyer përgjigje, mes tjerash, edhe për pyetjen se si do të veprojnë në një rast refuzimi nga qeveria.
Zyrtarë të LDK-së, një kërkesë të tillë e konsideruan absurde dhe si tentim të Bordit që dështimet në menaxhim, t’ua faturojnë taksapaguesve.