Me arsyetimin se i duhen për mirëmbajtje teknike, për shlyerjen e borxheve ndaj kontraktorëve dhe për shpenzime operative, Telekomi i ka kërkuar 5 milionë euro nga Qeveria e Kosovës. Në arsyetimin e kërkesës është thënë se kjo shumë parash siguron funksionimin normal të ndërmarrjes.
Propozimi që Telekomit t’i ndahen 5 milionë euro ka qenë në rend të ditës në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të mërkurën. Por me kërkesë të ministrit në detyrë të Financave, Lulzim Rafuna, ajo është shtyrë për një mbledhje tjetër. Ai ka kërkuar sqarim nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik nëse këtë shumë e ka paraparë në buxhetin e saj për 2020, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Prita që ministri i Zhvillimit Ekonomik me dhanë sqarim, nuk e di ku kemi me i marrë paret kur jemi duke funksionuar me 1/12 e buxhetit. Nëse është menduar për buxhetin e 2020-s, atëherë tjetër”, ka theksuar Rafuna.
Ndërsa Qeveria është duke shqyrtuar kërkesën, njohësit e ekonomisë kanë thënë se edhe po të kishte mjete, do të ishte e paarsyeshme që ato t’i ndaheshin Telekomit. Njëri nga ta, Mustafë Kadriaj, ka thënë se në vend të shpenzimit të taksave të qytetarëve për këtë ndërmarrje, është e domosdoshme të nisin hetimet ndaj menaxhmentit dhe Bordit për gjendjen e krijuar në Telekom.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Qeveria shtyn për mbledhjen e ardhshme kërkesën e Telekomit për pesë milionë euro si masë emergjente
-
Qeveria nuk do t’ia kthejë Telekomit 15 milionë euro të dividentës së 2015-s
-
Telekomi do që Qeveria t’ia kthejë 15 milionë euro, thotë se Mustafa ia mori jashtëligjshëm
-
Murati: Telekomi në trend rritës, por i duhen 10 milionë euro
-
Telekomi kërkon zhbllokimin e llogarive dhe shkarkimin e përmbaruesit