Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen elektronike të mbajtur të mërkurën ka marrë vendim t'ia ndajë 10,000 euro familjes së ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, i cili vdiq të mërkurën.
Sipas njoftimit të Qeverisë, në këtë mbledhje është themeluar edhe Këshillin organizativ për varrimin e Bukoshit.
“Këshilli (.v.j.) nën patronatin e Kryeministrit në detyrë merr përgjegjësinë që të organizojë ceremoninë mortore që përfshinë mbledhjen komemorative që do të mbahet nesër, homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe bartjen e arkivolit nga Forcat e Sigurisë të Kosovës për në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndërkohë Kuvendi i Kosovës ka njoftuar që homazhet me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi, do të bëhen nesër më 12 qershor nga ora 10:00 – 13:00 në hollin e Kuvendit.
Agjenda e ceremonisë mortore të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi e dërguar nga Zyra e Kryeministrit
E enjte, 12 qershor 2025
09.00 – 09.30 Mbledhje Komemorative në Amfiteatri i ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës
10:00 – 13:00 Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës
13:30 Nisja nga Kuvendit të Republikës së Kosovës për në ceremoninë e varrimit
14:00 Ceremonia e varrimit në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani