Arbëri

Qeveria miraton vendimin për t'i subvencionuar fëmijët me nga 100 euro

Qeveria e Kosoves

Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për të subvencionuar fëmijët bazuar në të ardhurat e prindërve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sivjet padallim do të përfitojnë nga skema nga 100 euro çdo fëmijë. Ndërsa tha se do të fillohet me zbatim të deklarimit të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues.

“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shumë e përfitimit të jetë 100 euro. Po planifikojmë që skema të sofistikohet mëtutje. Duke filluar zbatimin e deklarimit të ardhurave vjetore të gjithë prindërve përfitues, që të ketë dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të hyra të përfitojnë më shumë”, tha Kurti në mbledhje të Qeverisë.

LEXO EDHE: