Qeveria ka miratuar të hënën Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit që ka arritur me Danimarkën për strehimin në burgjet e Kosovës të të burgosurve nga Danimarka.
Miratimi i këtij projektligji u bë në mbledhjen e 205-të të Qeverisë, disa ditë pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar atë.
“Qeveria ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Më tej thuhet se çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj të po të njëjtit vit në Kopenhagë të Danimarkës.
LEXO EDHE:
-
Miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën
-
Qeveria synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën
-
Qeveria çon në Kuvend Traktatin me Danimarkën për burgjet
-
A është gati Kosova të pranojë të burgosurit e Danimarkës, sot “60 Minuta”, Ismail Dibrani, drejtor i SHKK-së
-
Nisin përgatitjet në Gjilan për pranimin e të burgosurve nga Danimarka