Më shumë se një vit pasi nënshkroi traktatin, Qeveria e Kosovës e ka dërguar në Kuvend për shqyrtim projektligjin për ratifikimin e Traktatit me Danimarkën, për shfrytëzim të Institucionit Korrektues në Gjilan nga Danimarka, për të burgosurit e saj.
Kosova dhe Danimarka kishin arritur një marrëveshje, me të cilën Danimarka parashihet t’i dërgojë 300 të burgosur për ta vuajtur dënimin në Kosovë.
Ndërkohë vlera e marrëveshjes është 210 milionë euro. Marrëveshja është e vlefshme për dhjetë vjet.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka vlerësuar pozitive këtë marrëveshje e ka thënë se do të ndikojë në zhvillimin e mëtejmë të raporteve me Danimarkën.
Artikuj të ngjashëm
-
Danimarka do të rinovojë burgun në Gjilan, ku do t’i vendosë të burgosurit e saj
-
Ministri danez viziton qendrën ku do të vendosen të burgosurit nga Danimarka
-
Muriqi për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën: Do të përfitojë Kosova
-
300 qeli burgu në Gjilan, për 10 vjet në shfrytëzim të Danimarkës
-
Miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën