Qeveria ka mbajtur të hënën mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, në njoftimin e të cilës thuhet se vendimi e obligon Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë të zhvillojë negociata me Shqipërinë për finalizim të tekstit përfundimtar të marrëveshjes.
“Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj Marrëveshje”, thuhet në njoftim.
-
Ministrat e Kosovës nisin nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë
-
Qeveria miraton dy nisma për marrëveshje me Shqipërinë
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Qeveria miraton nismën për avancim raportesh me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Qeveria miraton dy nisma bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut