Qeveria e Kosovës sot njoftoi se ka marrë vendim që dita e hënë, të jetë ditë e rregullt e punës në të gjitha institucionet.
Por një vendim të tillë duket se s’do ta zbatojë shkolla fillore në Prishtinë, “Faik Konica”.
“Njoftohen të gjithë nxënësit dhe punëtorët e shkollës “Faik Konica” se për nder të Festës së 28 Nëntorit, të hënën do të jetë pushim”, thuhet në dokumentin e siguruar nga KOHA.
Qeveria e Kosovës, vendimin e sotëm thotë ta ketë marrë në shenjë solidarizimi me ata që janë në linjë të parë të frontit kundër COVID-19.

Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria thotë se e hëna do të jetë ditë pune, kundërshton Sindikata e Arsimit
-
SBASHK-u kundër Qeverisë: E hëna ditë pushimi
-
Qeveria: E hëna do të jetë ditë e rregullt e punës
-
Pushim të hënave për gjashtë festa që bien në vikend, qytetarët kërkojnë ndryshim
-
Dhjetëra shkolla në Ferizaj shpërfillin vendimin e Qeverisë për procesin mësimor