Qeveria e Republikës së Kosovës, ka sqaruar se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.
“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria. Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, njofton Qeveria.
Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, thuhet në reagimin e Qeverisë, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar.
“Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria”, thuhet në fund.
-
Qeveria thotë se e hëna do të jetë ditë pune, kundërshton Sindikata e Arsimit
-
SBASHK-u kundër Qeverisë: E hëna ditë pushimi
-
Qeveria merr vendim që e hëna të jetë ditë pune, shkolla “Faik Konica” në pushim
-
Institucionet pushuan në 6 të hënat e fundit, qytetarët kritikojnë
-
Pushim të hënave për gjashtë festa që bien në vikend, qytetarët kërkojnë ndryshim