Është 2.3 miliardë euro buxheti i shtetit që Qeveria e ka planifikuar për vitin 2019, nëpërmjet të të cilit nuk mund të mbërrihet rritja ekonomike e projektuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH).
Rritja nuk është paraparë ta mbërrijë 5-përqindëshin, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështetur në Projektbuxhetin që ka kaluar të premten në Ekzekutiv dhe që është proceduar në Kuvend, të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të arrijnë vlerën prej 1.949 milionë eurosh, diku 132 milionë euro më shumë se të hyrat e sivjetshme.
Lartësia e shpenzimeve, ndërkaq, është paraparë të mbërrijë në 2.365 milionë euro, me 12.4 për qind më shumë krahasuar me buxhetin e 2018-s. Kësisoj, bilanci buxhetor është -416 milionë euro dhe pritet të mbulohet nga disa linja financimi nga jashtë dhe nga brenda./B. Krasniqi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Qeveria parasheh rritje ekonomike prej 5 për qind
-
Buxheti për 2019 do të jetë 2.3 miliardë euro, LDK-ja thotë se nuk e mbështet
-
“Projektbuxheti i 2018-s akomodon kërkesat klienteliste të megakoalicionit”
-
Projektbuxheti rrit për 264 milionë euro shpenzimet për shtesa e paga
-
Ekspertët thonë se buxheti i vitit 2025 do të jetë “i mbijetesës e jo i një zhvillimi të qëndrueshëm”