Qeveria e Kosovës synon që me 25 milionë euro të krijojë një sistem gjithëpërfshirës të banimit social, që përfshin shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, renovimin e shtëpive të cilat janë në pronësi të familjeve me të ardhura të ulëta si dhe ndërtimin e banesave të reja kolektive sociale.
Kjo është thënë të enjten në një deklaratë për media nga Ministria e Financave, pasi ministri Hekuran Murati dhe guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Carlo Monticelli, nënshkruan marrëveshjen 25-milionëshe.
Marrëveshja ka për synim krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të banimit social.
Projekti ka fokus të veçantë familjet e cenueshme të shoqërisë të cilat kanë të ardhura të ulëta pa zgjidhje banimi. Përmes marrëveshjes parashihet shndërrimi i ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale dhe të përballueshme, renovimi i shtëpive të cilat janë në pronësi të familjeve me të ardhura të ulëta si dhe ndërtimi i banesave të reja kolektive sociale.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Murati është shprehur se “projekti për banimin social do të garantojë akomodimin e dinjitetshëm dhe të përballueshëm për familjet e cenueshme”.
Edhe
Qeveria lanson projektin 37-milionësh që përfshin 773 familje në 21 komuna
Ndërsa, Monticelli ka deklaruar se “kjo iniciativë do të ndihmojë në realizimin e objektivit të përgjithshëm të vendit për krijimin e banimit social gjithëpërfshirës për qytetarët e Kosovës”.
Sipas njoftimit, të dyja palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë akomodim të përballueshëm, efiçient dhe të sigurt.
-
37 milionë euro për banimin social në 21 komuna
-
OSBE: Institucionet të ofrojnë qasje të barabartë në banim social për të gjitha komunitetet e cenueshme
-
Pushtet e opozitë me kritika për marrëveshjen për kredi për projektin për banim social
-
Dështon miratimi i marrëveshjes 25-milionëshe për banim social