Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pret që ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, e kreu i tij në atë kohë, Ramush Haradinaj, të ndëshkohen për 53 milionë eurot shtesë që i janë dhënë “Bechtel Enkas” për autostradën “Arbën Xhaferi” dhe për 44 milionë eurot tjera për “punët shtesë”.
Në një shkrim me Facebook, Durmishi ka thënë se pret që ndaj Lekajt e Haradinajt gjykatat të kryejnë punën e tyre.
“Edhe kontratë me ‘çelësa në dorë’ e edhe aneks-kontratë për punë shtesë vetëm te ne bën vaki kjo punë. E sidomos bënë vaki kur në pyetje është Pali e ‘Bechtel Enka’. Nuk i paskan mjaftuar 53 milionë, por tash po del që edhe 44 milionë euro të tjera ia paskan dhënë ‘Bechtelit’! Sigurisht, nga buxheti i shtetit, me dorëlirësinë e qeverisë Haradinaj. Rrush me aktakuza do të bëhet Pali, por nuk duhet harruar që Pal Lekaj nuk ka qenë kandidat e as ministër i pavarur, ai ka qenë i emëruar e shërbyer kryeministrit e qeverisë Haradinaj, andaj nuk mund ta trajtojmë si rast të izoluar. Shpresoj që edhe gjykatat ta kryejnë punën e tyre”, ka thënë ai.
Të hënën, KOHA raportoi se si pos 53 milionë eurove shtesë që i ishin dhënë “Bechtelit” për shkak të vonesave në pagesa, këtij konsorciumi i ishin dhënë edhe 44.1 milionë euro tjera në emër të “punëve shtesë”.
-
Apeli shqyrton ankesat e Lekajt dhe të tjerëve në rastin e “53 milionëshit”
-
Haradinaj: I bindur në pafajësinë e Pal Lekajt
-
Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për 53-milionëshin
-
Lekaj: U dhanë 53 milionët për ta ruajtur buxhetin
-
Hoti thotë se në Qeverinë Mustafa janë ndarë të gjitha mjetet e nevojshme karshi kontratës me “Bechtel-Enkan”