Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria Kurti 2: Emrat e gjithë kabinetit

Përbërja e plotë e kabinetit qeveritar që pritet të votohet pas pak në seancën që po mbahet është kjo:

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi.

Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Edhe Bislimi, Hajdari e Nagavci jashtë Qeverisë. 18 kandidatë të rinj marrin mandat deputeti Arbëri Bislimi, Hajdari e Nagavci jashtë Qeverisë. 18 kandidatë të rinj marrin mandat deputeti

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

Edhe Kurti prezanton kabinetin qeverisës, do t’i ketë 19 ministri Arbëri Kurti prezanton kabinetin qeverisës, do t’i ketë 19 ministri

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.

Edhe Kabineti me të cilin synohej "Kurti 3" Arbëri Kabineti me të cilin synohej "Kurti 3"

Nga 15 ministra, 8 janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 15 ministra, 1/3, pra 5 janë gra. Në kabinetin qeverisës të Kurtit më 18 anëtarë janë 6 gra e nga tre zv.kryeministra dy janë gra.

{gallery}