Qeveria të marten pritet që t’i pezullojë shitjet e aseteve nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në mbledhjen e saj të rregullt.
Kjo është bërë e ditur nga rendi i ditës, që u është shpërndarë gazetarëve para mbledhjes.
Pikë e shtatë e tij është shqyrtimi i propozim-vendimit për pezullimin e vendimmarrjes për asete nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raporton Koha.

Krahas kësaj, ajo pritet që ta plotësojë apo ndryshojë vendimin e vitit 2013, për shpronësimet të pronave të paluajtshme dhe të zotëruesve të interesit publik, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.
Ministrat pritet që po ashtu të diskutojnë rreth shqyrtimit të projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin; shqyrtimit të propozim-vendimit për Aprovimin e Planit të veprimit për Themelimin e Pikës së Vetme të Kontaktit sipas direktivës për Shërbime; shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e Planit për gatishmëri dhe reagim ndaj koronavirusit dhe Planin e Veprimit; si dhe shqyrtimit të propozim-vendimit për rithemelimin e Komitetit Drejtues të Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga Linjiti”.
-
AKP-ja pezullon shitjet pas kërkesës së Qeverisë
-
AKP shpall shitjen e radhës SHAL 71
-
Njoftim lidhur me statusin juridik te aseteve të Ndërmarrja OP “Agrokosova-Commerc” Export Import
-
Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall valën e shitjes së aseteve me likuidim ShAL68
-
Ceremonia e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave - Shitja e Aseteve - 66 (Drejtpërdrejt)